Instruction Manual

Table Of Contents
0478-983-9912-A
199
Shqip
5 Bëjeni gati për përdorim motorin
Pas ndezjes motori mund të jetë i nxehtë.
Prisni derisa motori të ftohet përpara pastrimit.
Nëse përdoruesi mban mbrojtëse veshësh dhe motori
është në punë, përdoruesi mund t'i perceptojë e vlerësojë
zhurmat deri në një farë mase të kufizuar.
Punoni me qetësi dhe vëmendje.
Nëse motori fiket kur është me xhiro larta, mund ketë
ndezje të çrregullt apo rindezje.
Vëreni motorin në punë për 20 sekonda në shpejtësi
minimale përpara se ta fikni.
5.1 Rimbushja e motorit
Motori me djegie të brendshme është i miratuar për benzinë
pa plumb. Benzina pa plumb digjet me më pak mbetje,
redukton depozitimet në kandelë dhe zgjat jetën e sistemit
të skapamentos. Benzina duhet të përmbushë kërkesat e
mëposhtme:
Benzina të jetë e re, e pastër dhe pa plumb.
Benzina të jetë të paktën 85 oktanë.
Benzina të ketë përmbajtje etanoli maksimumi prej 10%
(E10).
STIHL rekomandon STIHL MotoPlus. Ky karburant është
thuajse pa benzol, sulfur dhe përbërje të dëmshme
aromatizuese.
Kapaciteti i serbatorit është 0,9 litra.
KUJDES
Nëse motori nuk rimbushet me benzinën e duhur, mund
dëmtohet.
STIHL rekomandon të përdoret gjithnjë benzinë e re marke
dhe kurrë përzierje dytaktëshe (benzinë plus aditiv).
Mos e rimbushni me benzinë të vjetër apo të ndotur.
Shmangni ndotjen e përmbajtjes së serbatorit me
papastërtira dhe ujë.
Përdorni vetëm benzinë miratuar (jo E85).
Ndërrojeni markën e benzinës në rast se vëreni zhurma
trokitëse apo tingëlluese.
Nëse është nevoja kontaktoni me shitësit e
specializuar, STIHL rekomandon shitësit e specializuar
për STIHL.
Fikeni motorin.
Vendoseni pajisjen STIHL në një sipërfaqe të rrafshët.
Pastrojeni me një leckë të lagur zonën rreth kapakut të
serbatorit.
Kthejeni kapakun e serbatorit (1) në drejtim kundërorar
derisa të mund të hiqet.
Hiqeni kapakun e serbatorit.
Kontrolloni vendosjen e filtrit të karburantit.
Mbusheni benzinën me një hinkë të përshtatshme në
mënyrë mos derdhet. Mbusheni benzinën mënyrë
të atillë që të mbeten së paku 15 mm të lira në buzën e
serbatorit.
Vendosni kapakun e serbatorit në serbator.
Në rast të tillë mund të digjeni.
5 Bëjeni gati për përdorim motorin