User manual

97
Para përdorimit kontrollojeni plotësisht zonën e prerjes
dhe hiqni çdo objekt që mund të godasë vegla gjatë
prerjes (si gurë, copa druri, etj.)
GJATË PËRDORIMIT
Shmangni përdorimin e pajisjes në kushtet e motit të keq,
sidomos kur ekziston rreziku i vetëtimave
Mos e përdorni pajisjen në kopshte të lagështa
Mbani një ekuilibër dhe vendosje të mirë të këmbëve në
çdo moment; mos u zgjasni
Vendosini mirë këmbët në vende të pjerrëta dhe mos
kositni në pjerrësi shumë të madhe
Përdoreni pajisjen me shpejtësinë e ecjes (mos vraponi)
Fijet prerëse vazhdojnë të rrotullohen për pak kohë
pasi fiket vegla
Mos prisni barin nëse nuk është në tokë (p.sh. mbi mure
ose gurë)
Mos kapërceni rrugët ose rrugicat me zhavorr kur vegla
është ende në punë
Mos u hutoni dhe përqendrohuni gjithmonë në atë që po
bëni
Fikeni gjithmonë pajisjen, hiqeni spinën nga burimi i
energjisë dhe sigurohuni që të gjitha pjesët lëvizëse të
kenë ndaluar plotësisht
- sa herë që e lini veglën të pamonitoruar
- para pastrimit të materialeve të bllokuara
- para kontrollit, pastrimit ose punimeve në vegël
- pas goditjes së një objekti të huaj
- sa herë që vegla fillon të dridhet në mënyrë jo normale
Sigurohuni gjithmonë që të çarat e ajrimit të jenë të
pastra nga copërat e mbetura
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË VEGËL
3 Paralajmërim! Lexoni manualin e udhëzimeve
4 Mos e ekspozoni veglën në shi
5 Mbani syze mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse për dëgjimin
6 Jini të vëmendshëm ndaj rrezikut për dëmtime nga
copat që fluturojnë përreth (mbajini personat e tjerë në
një distancë të sigurt nga zona e punës)
7 Hiqni menjëherë spinën nëse kordoni (zgjatues)
dëmtohet ose pritet gjatë punës
8 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
9 Mos e hidhni veglën bashkë me materialet e mbetjeve
familjare
PËRDORIMI
Udhëzimet për montimin 0
- montoni pjesën e sipërme të mbajtëses A në pjesën e
poshtme të mbajtëses B si në ilustrim me 2 vidhat C e
përfshira
- montoni mbrojtësen e prerjes D si në ilustrim me 2
vidhat C e përfshira
! mos e përdorni kurrë veglën pa mbrojtësen e
prerjes D
Bllokuesi i kordonit !
- kaloni lakun e kordonit zgjatues mbi bllokues E si në
ilustrim
- tërhiqeni fort për të siguruar kordonin zgjatues
Ndezje/Fikje @
- ndizeni veglën duke shtypur çelësin e aktivizimit F
- fikeni veglën duke lëshuar çelësin e aktivizimit F
! pas fikjes së veglës, fijet prerëse vazhdojnë të
rrotullohen për disa sekonda
- lërini fijet prerëse të ndalojnë së rrotulluari para se ta
ndizni përsëri
! mos e ndizni dhe fikni shumë shpejt
Prerja
- sigurohuni që kapaku G të jetë i hequr nga thika e
prerjes së fijeve para përdorimit të pajisjes
! sigurohuni që zona e prerjes nuk ka gurë, copëra
të hedhura dhe objekte të tjera të huaja
! filloni të prisni vetëm kur vegla të punojë me
shpejtësi të plotë
- filloni të prisni pranë prizës së rrjetit elektrik dhe
largohuni gjatë punës
- priteni barin e gjatë në shtresa (filloni nga maja)
- prisni vetëm me majën e fijes prerëse
- mos prisni bar të lagësht ose të njomë
- parandaloni bllokimin e rrotullës nga bari i prerë (mos
bëni prerje të rënda)
- mos e mbingarkoni veglën
- prisni me kujdes rreth pemëve dhe shkurreve, në
mënyrë që të mos bien në kontakt me fijet prerëse
- mbajeni veglën larg nga objektet e forta për të mbrojtur
fijet prerëse nga konsumi i tepërt
- kini parasysh forcat e goditjes së kthimit kur prekni
objekte të forta
Mbajtja dhe drejtimi i veglës #
- për prerjen e barit të gjatë, lëvizeni ngadalë veglën
nga e djathta në të majtë dhe e kundërta
- për prejen e barit më të shkurtër, anoni veglën si në
ilustrim
- mbajeni veglën mirë me të dyja duart, në mënyrë që të
keni kontroll të plotë të veglës në të gjitha momentet
- mbani një pozicion të qëndrueshëm të punës
- mbajeni veglën gjithmonë larg nga trupi
Nxjerrja e fijes $
- shtypeni lehtë butonin J në tokë (mundësisht në
sipërfaqe të fortë) kur motori është në punë
- dy fijet prerëse do të lëshohen dhe do të priten në
gjatësinë e duhur nga thika e prerjes së fijeve K
- sigurohuni që kapaku G të jetë i hequr nga thika e
prerjes së fijeve para përdorimit të pajisjes
! kini kujdes nga dëmtimet nga thika prerëse e
fijeve K
- pas daljes së fijeve, kthejeni gjithmonë veglën në
pozicionin normal të punës para se ta ndizni
- nxirrni rregullisht fijet për të siguruar një rreth të plotë
të prerjes
- kur motori punon pa ngarkesë ose nuk pritet bar, fijet
prerëse do të konsumohen ose do të këputen;
mblidheni rrotullën ose ndërroni sistemin e rrotullës
Mbledhja e rrotullës %
Në rast se fijet prerëse nuk arrijnë që të dalin nga kapaku
i rrotullës L
! fikni pajisjen dhe hiqni spinën
- hiqni sistemin e rrotullës nga vegla dhe nxirrni rrotullën
nga kapaku i saj L
- mblidhni mirë fijet prerëse në mënyrë të njëtrajtëshme
në drejtimin e shigjetës
- futni të dyja fijet në foletë e rrotullës X dhe sigurohuni
që të jenë të siguruara mirë (lini një gjatësi të
mjaftueshme të fijes)
- kaloni të dyja fijet në vrimat e rrotullës Y para se ta
vendosni rrotullën e mbledhur në kapakun e saj L