User guide

86
SKIL mund të garantojë funksionimin pa probleme të
veglës vetëm kur përdoren aksesorët origjinalë
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret nga personat nën
moshën 16 vjeç
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
Mos e përdorni kurrë veglën kur kordoni është i dëmtuar;
zëvendësojeni nga një person i kualifikuar
Kontrolli gjithmonë që voltazhi i energjisë të jetë i njëjtë si
voltazhi që tregohet në etiketën e veglës (veglat me
klasfikimin 230 V ose 240 V mund të lidhen po ashtu me
një burim 220 V)
Kjo vegël nuk është e përshtatshme për smerilim në
lagështi
Siguroni materialin e punës (një material i shtrënguar
me një pajisje shtrëngimi ose morsë mbahet në mënyrë
më të sigurt se sa me dorë)
Mos punoni me materiale që përmbajnë asbest
(asbesti konsiderohet kancerogjen)
Kur smeriloni metale, krijohen shkëndija; mos përdorni
qese pluhurash dhe mbajini personat e tjera dhe
materialet e djegshme larg nga zona e punës
Mos e prekni fletën e smerilimit në lëvizje
Mos vazhdoni të përdorni fletët e smerilimit të
konsumuara, të çara ose shumë të bllokuara
Mbani doreza mbrojtëse, syze mbrojtëse, rroba të
ngushta dhe mbrojtëse për flokët (për flokët e gjatë)
Pluhurat nga materialet si boja me plumb, disa lloje
drurësh, mineralesh dhe metalesh mund të jenë të
dëmshme (kontakti ose thithja e pluhurave mund të
shkaktojë reagime alergjike dhe/ose sëmundje
respiratore për përdoruein ose personat përreth); mbani
një maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje
për heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Disa lloje pluhurash skanë klasifikuar si kancerogjene (si
pluhuri i lisit dhe i ahut) veçanërisht në ndërthurje me
lëndët shtesë për kondicionimin e drurit; mbani një
maskë për pluhurat dhe punoni me një pajisje për
heqjen e pluhurave kur mund të lidhet
Respektoni kërkesat kombëtare në lidhje me pluhurat për
materialet me të cilat dëshironi të punoni
• Shkëputnigjithmonëspinënngaburimiienergjisë
para kryerjes së rregullimeve ose ndryshimeve të
aksesorëve
PËRDORIMI
Montomi i fletës së smerilimit 4
! hiqni spinën
! thithja e pluhurit kërkon përdorimin e fletëve të
smerilimit me vrima
! vrimat në fletën e smerilimit duhet të përputhen
me vrimat në këmbën e smerilimit
! ndërrojini fletët e konsumuara të smerilimit në
kohën e duhur
! përdorni gjithmonë pajisjen me të gjithë
sipërfaqen e smerilimit të mbuluar me letrën e
smerilimit
Thithja e pluhurave5
- kur përdorni pajisjen me/pa fshesë më korrent, montoni
përshtatësin e fshesës me korrent A si në ilustrim
! mos përdorni fshesën me korrent kur smeriloni
metale
Çelësi i ndezjes/fikjes
- ndizeni/fikeni pajisjen duke e shtyrë çelësin B 2
përpara/prapa
! para se sipërfaqja e smerilimit të arrijë te
materiali i punës, duhet ta ndizni pajisjen
! para se ta fikni veglën, ju duhet ta ngrini atë nga
materiali i punës
Mbajtja dhe drejtimi i veglës 6
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- lëizeni pajisjen paralel me sipërfaqen e punës
! mos ushtroni shumë trysni mbi pajisje; lëreni
sipërfaqen e smerilimit që të punojë për ju
- mos e anoni veglën për të shmangur shenja të
padëshiruara nga smerilimi
- mbajini të çarat e ajrimit C 2 të pambuluara
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
Lëvizeni pajisjen me lëvizje të drejta në drejtimin e fibrës
- për smerilimin e sipërfaqeve të drurit të zhveshur
- për lustrim ekstra të imët
Mos përdorni kurrë të njëjtën fletë smerilimi për dru dhe
për metale
Aftësitë gërryese të rekomanduara për fletën e smerilimit:
i ashpër - për heqjen e bojës; për smerilimin e drurit
jashtëzakonisht të ashpër
mesatar - për smerilimin e drurit të ashpër ose të
thjeshtë
i imët - për zbutjen e drurit; për lustrimin e drurit të
zhveshur; për lustrimin e sipërfaqeve me
bojë të vjetër
Përdorni nivele të ndryshme të aftësisë gërryese kur
sipërfaqja e punës është e ashpër:
- filloni smerilimin me aftësi gërryese të ashpër ose
mesatare
- lustroni me aftësi gërryese të imët
Për më shumë këshilla, vizitoni www.skil.com
MIRËMBAJTJA / SHËRBIMI
Kjo vegël nuk është e projektuar për përdorim profesional
Mbajeni gjithmonë veglën dhe kordonin të pastër
(veçanërisht të çarat e ajrosjes C 2)
- hiqni pluhurin e smerilimit që ngjitet me anë të një
furçe
! shkëputni spinën para pastrimit
Nëse pajisja ka defekt pavarësisht kujdesit në prodhim
dhe procedurat e provave, riparimi duhet të kryhet nga
një qendër e shërbimit pas shitjes për veglat e punës të
SKIL
- dërgoni veglën të çmontuar së bashku me vërtetimin
e blerjes te shitësi ose te qendra më e afërt e shërbimit
e SKIL (adresat si dhe diagrami i shërbimit i veglës
janë të paraqitura në www.skil.com)