User manual

Bazat
9
Masat paraprake për ambientin
Pajisja juaj mund të nxehet për shkak të ambientit në kushtet e mëposhtme. Bëni kujdes për të
shmangur uljen e jetëgjatësisë së baterisë, dëmtimin e pajisjes ose shkaktimin e zjarrit.
•
Mos e mbani pajisjen në temperatura shumë të ftohta ose shumë të nxehta.
•
Mos e ekspozoni pajisjen nën dritën direkte të diellit për periudha të gjata.
•
Mos e përdorni ose mbani pajisjen për periudha të gjata në vende shumë të nxehta, si për
shembull brenda makinës në verë.
•
Mos e mbani pajisjen në vende ku mund të nxehet tepër, si për shembull mbi një tapet me
ngrohje elektrike.
•
Mos e ruani pajisjen tuaj pranë ose në ngrohës, mikrovalë, pajisje gatimi me nxehtësi ose enë
me presion.
•
Mos përdorni kurrë një karikues ose bateri të dëmtuar.