User manual
Aplikacionet dhe veçoritë
86
Shikimi i albumeve
Mund të shikoni imazhet dhe videot tuaja të renditura sipas folderave ose albumeve. Filmat, GIF-
et e animuar ose kolazhet që keni krijuar do të renditen gjithashtu në folderat tuaj ose në listën e
albumeve.
Hapni aplikacionin
Galeria
, shtypni
Albumet
, dhe pastaj zgjidhni një album.
Fshehja e albumeve
Mund t’i fshihni albumet.
Nuk mund t’i fshihni albumet të krijuara si standard, si për shembull albumet
Kamera
dhe
Pamje të çastit
.
1
Hapni aplikacionin
Galeria
dhe shtypni
Albumet
.
2
Shtypni
→
Fshih ose zbulo albumet
.
3
Shtypni një çelës albumi për ta fshehur.
Shikimi i historive
Kur kapni ose ruani imazhet dhe videot, pajisja do të lexojë etiketën e datës dhe vendndodhjes
së tyre, do të renditë imazhet dhe videot dhe pastaj do të krijojë histori. Për të krijuar histori
automatikisht, duhet të kapni ose të ruani disa imazhe dhe video.
Hapni aplikacionin
Galeria
, shtypni
Historitë
, dhe pastaj zgjidhni një histori.
Krijimi i historive
Krijoni histori me tema të ndryshme.
1
Hapni aplikacionin
Galeria
dhe shtypni
Historitë
.
2
Shtypni
→
Krijo histori
.
3
Vendosni një titull për historinë dhe shtypni
Krijo
.
4
Shënoni imazhet ose videot që doni të përfshini në histori dhe shtypni
U krye
.










