User manual
Aplikacionet dhe veçoritë
82
Funksionalitete të dobishme
•
HDR (ton i pasur)
: Bëni fotografi me ngjyra të pasura dhe riprodhoni detajet edhe në vende
të ndriçuara dhe të errëta.
•
Vijat e rrjetës
: Trego vijat drejtuese të shikuesit të pamjes për të ndihmuar kompozicionin
kur zgjidhni subjektet.
•
Etiketat e vendndodhjes
: Ngjitni një etiketë vendndodhjeje GPS në foto.
•
Fuqia e sinjalit GPS mund të bjerë në vende ku ka pengesa të sinjalit si për
shembull midis ndërtesave ose në zona të nëndheshme ose në kushte të këqija të
motit.
•
Vendndodhja juaj mund të shfaqet në fotot tuaja kur i ngarkoni ato në Internet.
Për të shmangur këtë, çaktivizoni cilësimin e etiketës të vendndodhjes.
•
Regjimet e kamerës
: Shfaqni modalitetet e mundshme të shkrepjes ose modifikoni listën e
modaliteteve të shkrepjes.
•
Mënyrat e shkrepjes
: Zgjidhni një modalitet shkrepjeje për të bërë një foto ose për të
regjistruar një video.
•
Vendi i magazinës
: Zgjidhni vendin e memorjes për ruajtjen. Kjo veçori do të shfaqet kur të
futni një kartë memorieje.
•
Nisje e shpejtë
: Vendoseni pajisjen që të hapë kamerën duke shtypur butonin e energjisë dy
herë me shpejtësi.
•
Shenja ujore
: Shtoni një shenjë dalluese në skajin e poshtëm majtas kur shkrepni foto.
(Galaxy A40)
•
Ricilëso cilësimet
: Rivendosni cilësimet e kamerës.
•
Na kontakto
: Bëni pyetje ose shikoni pyetjet e bëra shpesh. Për më shumë informacion,
shihni Samsung Members.
•
Rreth Kamerës
: Shikoni versionin dhe informacione ligjore të aplikacionit Kamera.










