User manual

Bazat
8
Kur pajisja nxehet shumë, veproni si më poshtë:
•
Mbajeni pajisjen të përditësuar me softuerin më të fundit.
•
Konfliktet midis aplikacioneve të hapura mund të bëjnë që pajisja të nxehet. Rindizeni
pajisjen.
•
Çaktivizoni veçoritë Wi-Fi, GPS dhe Bluetooth kur nuk i përdorni.
•
Mbyllni aplikacionet që rritin konsumin e baterisë ose që punojnë në sfond kur nuk i
përdorni.
•
Fshini skedat ose aplikacionet e papërdorura.
•
Ulni ndriçimin e ekranit.
•
Nëse pajisja nxehet tepër ose është e nxehtë për kohë të gjatë, mos e përdorni për
njëfarë kohe. Nëse pajisja vazhdon të nxehet tepër, kontaktoni një Qendër Shërbimi
Samsung.
Kufizimet e pajisjes kur pajisja nxehet tepër
Kur pajisja nxehet, veçoritë dhe performanca mund të jenë të kufizuara ose pajisja mund të fiket
për t’u ftohur. Kjo veçori është e disponueshme vetëm në modelet e mbështetura.
•
Nëse pajisja nxehet më shumë se zakonisht, do të shfaqet një mesazh për nxehjen e pajisjes.
Për të ulur temperaturën e pajisjes, ndriçimi i ekranit dhe shpejtësia e performancës do të
ulen dhe karikimi i baterisë do të ndalojë. Aplikacionet e hapura do të mbyllen dhe ju mund
të jeni në gjendje të bëni vetëm telefonata emergjence derisa pajisja të ftohet.
•
Nëse pajisja nxehet tepër ose qëndron e nxehtë për kohë të gjatë, do të shfaqet një mesazh
fikjeje. Fikeni pajisjen dhe prisni derisa të ftohet.