User manual
Aplikacionet dhe veçoritë
79
Metoda e hiperlapsit (Galaxy A40)
Regjistroni skena, të tilla si njerëz ose makina që kalojnë, dhe shikojini si video me lëvizje të
shpejta.
1
Në listën e metodave të shkrepjes, shtypni
Hyperlapse
.
2
Shtypni dhe zgjidhni një opsion shpejtësish kuadrosh.
Nëse e vendosni shpejtësinë e kuadrove në
Auto
, pajisja do të rregullojë automatikisht
shpejtësinë e kuadrove sipas shpejtësisë së ndryshimit të skenave.
3
Shtypni për të filluar regjistrimin.
4
Shtypni për të përfunduar regjistrimin.
5
Në ekranin e shikimit, shtypni figurën miniaturë të shikimit dhe shtypni
Luaj me hyperlapse
për të parë videon.
Metoda Pro
Bëni foto ndërsa rregulloni manualisht opsionet e ndryshme të shkrepjes të tilla si vlera e
ekspozimit dhe vlera ISO.
Në listën e metodave të shkrepjes, shtypni
Pro
. Zgjidhni opsionet dhe personalizoni
konfigurimet, dhe pastaj shtypni
për të bërë një foto.
Opsionet e disponueshme
•
: Ndryshoni vlerën e ekspozimit. Kjo përcakton sa dritë merr sensori i dritës i kamerës. Për
situatat me ndriçim të ulët, përdorni një ekspozim më të lartë.
•
: Zgjidhni një balancim të përshtatshëm bardhësie në mënyrë që figurat të kenë një
gamë ngjyrash të jetës reale. Mund të vendosni temperaturën e ngjyrave.
•
: Zgjidhni një vlerë ISO. Kjo kontrollon ndjeshmërinë e kamerës ndaj dritës. Vlerat e ulëta
janë për objektet e palëvizshme ose të ndriçuara fort. Vlerat më të larta janë për objektet
që lëvizin shpejt ose të ndriçuara dobët. Sidoqoftë, cilësimet e ISO më të lartë mund të
shkaktojnë zhurmë në foto.










