User manual

Aplikacionet dhe veçoritë
78
Përdorimi i metodave të shkrepjes
Për të ndryshuar metodën e shkrepjes, tërhiqni listën e metodave të shkrepjes majtas ose
djathtas, ose lëvizni majtas ose djathtas në ekranin e shikimit.
Zgjidhni një metodë shkrepjeje që dëshironi.
Modaliteti Foto
Kamera rregullon automatikisht opsionet e shkrepjes në bazë të ambientit përreth për ti bërë
fotot me lehtësi.
Në listën e modaliteteve të shkrepjes, shtypni
Foto
.
Për të bërë portrete të vetes me kamerën përpara, rrëshqitni lart ose poshtë, ose shtypni çelësin
për të kaluar në kamerën përpara.
Aplikimi i efekteve të bukurisë
Mund të zgjidhni një efekt filtri dhe gjithashtu të modifikoni tiparet e fytyrës, si për shembull
tonin e lëkurës ose formën e fytyrës, para se të bëni një portret të vetes.
1
Në ekranin e shikimit shtypni .
2
Zgjidhni një efekt filtri ose efektet e bukurisë dhe bëni një foto.
Modaliteti Video
Kamera rregullon automatikisht opsionet e shkrepjes në bazë të ambientit përreth për ti
regjistruar videot me lehtësi.
Në listën e modaliteteve të shkrepjes, shtypni
Video
.