User manual
Aplikacionet dhe veçoritë
71
•
Ekrani i shikimit mund të ndryshojë në varësi të metodës së shkrepjes dhe se cila
kamerë po përdoret.
•
Kamera mbyllet automatikisht kur nuk përdoret.
•
Sigurohuni që lentja të mos dëmtohet ose ndotet. Përndryshe, pajisja mund të mos
funksionojë mirë në disa regjime që kërkojnë rezolucione të larta.
•
Kamera e pajisjes suaj është e pajisur me një lente këndi të gjerë. Mund të ndodhë një
turbullim i vogël në fotot ose videot me kënd të gjerë dhe kjo nuk tregon probleme
me performancën e pajisjes.
•
Koha maksimale e regjistrimit mund të reduktohet kur regjistroni video me rezolucion
të lartë.
Zgjedhja e objektivit për shkrepje
Bëni një foto ose regjistroni një video pasi keni zgjedhur lenten e kamerës që doni.
Në ekranin e shikimit paraprak, zgjidhni një lente.
Kjo veçori është e disponueshme vetëm në disa modele.
•
: Me lenten normale mund të bëni një foto bazë ose të regjistroni një video normale.
•
: Mund të shkrepni foto apo të filmoni skena më të mëdha me qartësi me anë të
objektivit ultra të gjerë.
Shkrepja ultra e gjerë Shkrepjet bazë










