User manual

Aplikacionet dhe veçoritë
69
Kamera
Hyrje
Bëni foto dhe regjistroni video duke përdorur metodat dhe cilësimet e ndryshme.
Etika e kamerës
•
Mos bëni foto ose regjistroni video të njerëzve të tjerë pa lejen e tyre.
•
Mos bëni foto ose regjistroni video aty ku është e ndaluar me ligj.
•
Mos bëni foto ose regjistroni video në vende ku mund të shkelet privatësia e njerëzve të
tjerë.
Hapja e kamerës
Përdorni metodat e mëposhtme për të hapur Kamera:
•
Hapni aplikacionin
Kamera
.
•
Shtypni butonin e energjisë dy herë shpejt.
•
Në ekranin e kyçur, tërhiqeni jashtë rrethit.
•
Disa metoda mund të mos jenë të disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të
shërbimit.
•
Disa veçori të kamerës nuk janë të disponueshme kur hapni aplikacionin
Kamera
nga
ekrani i kyçur ose kur ekrani është i fikur ndërkohë që është vendosur metoda e kyçjes
së ekranit.
•
Nëse fotot duken të turbullta, pastrojeni lenten e kamerës dhe provoni përsëri.