User manual
Aplikacionet dhe veçoritë
67
Përdorim i metodës sekrete
Në metodën sekrete, mund të menaxhoni veçmas panelet, faqeshënimet dhe faqet e ruajtura.
Mund të vendosni metodën e kyçjes sekrete duke përdorur një fjalëkalim dhe të dhënat tuaja
biometrike.
Aktivizimi i metodës sekrete
Në shiritin e mjeteve në fund të ekranit, shtypni
→
Ndiz Regjimin sekret
. Nëse po e përdorni
këtë veçori për herë të parë, vendosni nëse doni të përdorni një fjalëkalim për metodën sekrete.
Në metodën sekrete, pajisja do të ndryshojë ngjyrën e shiritave të veglave.
Në metodën sekrete, nuk mund t’i përdorni disa veçori, si shkrepja e ekranit.
Ndryshimi i cilësimeve të sigurisë
Mund ta ndryshoni fjalëkalimin tuaj ose metodën e kyçjes.
Shtypni
→
Cilësimet
→
Privatësia dhe siguria
→
Cilëso kyçjen e Regjimit sekret
→
Ndrysho fjalëkalimin
. Për t'i caktuar të dhënat e regjistruara biometrike si metodë kyçjeje bashkë
me fjalëkalimin, prekni çelësin
Shenjat e gishtave
për ta aktivizuar. Për më shumë informacion
rreth përdorimit të të dhënave tuaja biometrike, shihni Njohja e shenjës të gishtit.
Çaktivizimi i metodës sekrete
Në shiritin e mjeteve në fund të ekranit, shtypni
→
Fike Regjimin sekret
.










