User manual
Bazat
6
Ikonat udhëzuese
Paralajmërim: Situata që mund t'ju shkaktojnë lëndim juve ose të tjerëve
Kujdes: Situata që mund t'i shkaktojnë dëme pajisjes tuaj ose pajisjeve të tjera
Njoftim: Shënime, këshilla përdorimi, ose informacione shtesë
Situatat e mbinxehjes së pajisjes dhe zgjidhjet
Kur pajisja nxehet ndërsa është duke u karikuar bateria
Ndërsa karikohet, pajisja dhe karikuesi mund të nxehen. Gjatë karikimit me valë ose karikimit të
shpejtë, pajisja mund të nxehet. Kjo nuk ndikon në jetëgjatësinë ose performancën e pajisjes dhe
është brenda kufijve të punimit normal të pajisjes. Nëse bateria nxehet shumë, karikuesi mund të
mos karikojë më.
Kur pajisja nxehet shumë, veproni si më poshtë:
•
Shkëputeni karikuesin nga pajisja dhe mbyllni çdo aplikacion të hapur. Prisni që pajisja
të ftohet dhe filloni ta karikoni përsëri.
•
Nëse pjesa e poshtme e pajisjes nxehet shumë, mund të jetë sepse kablli USB i
lidhur është dëmtuar. Ndërrojeni kabllin USB të dëmtuar me një të ri të aprovuar nga
Samsung.
•
Kur përdorni karikues me valë, mos vendosni materiale të huaja si objekte metalike,
magnete dhe karta me shirit magnetik midis pajisjes dhe karikuesit me valë.
Veçoria e karikimit me valë ose karikimit të shpejtë është e disponueshme vetëm në
modelet e mbështetura.










