User manual
Aplikacionet dhe veçoritë
56
Marrja e telefonatave
Përgjigja e një telefonate
Kur vjen një thirrje, tërhiqeni jashtë rrethit të madh.
Refuzimi i një telefonate
Kur vjen një thirrje, tërhiqeni jashtë rrethit të madh.
Për të dërguar një mesazh kur refuzoni një telefonatë hyrëse, tërhiqeni shiritin
Dërgo mesazh
lart. Nëse aktivizohet çelësi
Personal
, do të ruhet një përkujtues për t’ju lajmëruar për telefonatën
e refuzuar një orë më vonë.
Për të krijuar mesazhe të ndryshme refuzimi, hapni aplikacionin
Telefon
, shtypni
→
Cilësimet
→
Refuzo shpejt mesazhet
, shkruani një mesazh dhe pastaj shtypni .
Telefonatat e humbura
Nëse humbi një telefonatë, ikona shfaqet në shiritin e statusit. Hapni panelin e njoftimeve
për të parë listën e thirrjeve të humbura. Ose ndryshe, hapni aplikacionin
Telefon
dhe shtypni
Së
fundi
për të parë telefonatat e humbura.
Bllokimi i numrave të telefonit
Bllokoni telefonatat nga numra të caktuar që janë shtuar në listën e bllokimeve.
1
Hapni aplikacionin
Telefon
dhe shtypni
→
Cilësimet
→
Blloko numrat
.
2
Shtypni
Së fundi
ose
Kontaktet
, zgjidhni kontaktet, dhe pastaj shtypni
Kryer
.
Për të vendosur një numër manualisht, shtypni
Shto numrin e telefonit
, vendosni një numër
telefoni dhe pastaj shtypni
.
Kur numrat e bllokuar përpiqen t’ju kontaktojnë, nuk do të merrni njoftime. Telefonatat do të
regjistrohen në regjistrin e telefonatave.
Gjithashtu mund të bllokoni telefonatat hyrëse nga njerëzit të cilëve nuk u shfaqet
identifikimi i numrit. Shtypni çelësin
Blloko thirrësit e panjohur
për ta aktivizuar
veçorinë.










