User manual

Aplikacionet dhe veçoritë
53
Menaxhimi i aplikacioneve
Çinstalimi ose çaktivizimi i aplikacioneve
Shtypni dhe mbani shtypur një aplikacion dhe zgjidhni një opsion.
•
Paaftëso
: Çaktivizoni aplikacionet standarde të zgjedhura që nuk mund të çinstalohen nga
pajisja.
•
Çinstalo
: Çinstaloni aplikacionet e shkarkuara.
Aktivizimi i aplikacioneve
Hapni aplikacionin
Cilësimet
, shtypni
App-et
Paaftësuar
, zgjidhni një aplikacion dhe
pastaj shtypni
Aftësuar
.
Setting app permissions
Që disa aplikacione të punojnë si duhet, mund të kenë nevojë për leje që të hapin ose përdorin
informacionet në pajisjen tuaj. Kur hapni një aplikacion, mund të shfaqet një dritare kërcyese dhe
të kërkojë akses për disa veçori ose informacione të caktuara. Shtypni
Lejo
në dritaren kërcyese
për ti dhënë lejë aplikacionit.
Për të parë konfigurimet e lejeve të aplikacioneve, hapni aplikacionin
Cilësimet
dhe shtypni
App-
et
. Zgjidhni një aplikacion dhe shtypni
Lejet
. Mund të shikoni listën e lejeve të aplikacioneve dhe
të ndryshoni lejet e tyre.
Për të hapur ose ndryshuar konfigurimet e lejeve të aplikacioneve sipas kategorisë së lejeve,
hapni aplikacionin
Cilësimet
dhe shtypni
App-et
Lejet e app-eve
. Zgjidhni një artikull
dhe shtypni çelësat pas aplikacioneve për të dhënë lejet.
Nëse nuk i jepni lejë aplikacioneve, veçoritë bazë të aplikacioneve mund të mos
funksionojnë si duhet.