User manual

Bazat
43
Modifikimi i ekranit fillestar
Në ekranin Fillestar shtypni dhe mbani shtypur një zonë bosh, ose pickoni gishtat së bashku për
të hapur opsionet e modifikimit. Mund të vendosni figurën e murit, të shtoni widget-ë, e të tjera.
Gjithashtu mund të shtoni, fshini ose riorganizoni panelet e ekranit fillestar.
•
Shtimi i paneleve: Rrëshqitni majtas dhe pastaj shtypni .
•
Lëvizja e paneleve: Shtypni dhe mbani shtypur një shikim paneli dhe pastaj tërhiqeni në një
vend të ri.
•
Fshirja e paneleve: Shtypni mbi panel.
•
Letra muri
: Ndryshoni cilësimet e figurës së murit për ekranin fillestar dhe ekranin e kyçur.
•
Temat
: Ndryshoni temën e pajisjes. Elementet vizuale të ndërfaqes, si ngjyrat, ikonat dhe
figurat e sfondit do të ndryshojnë në varësi të temës së zgjedhur.
•
Mini-Programet
: Widget-ët janë aplikacione të vogla që hapin funksione të caktuara për të
ofruar informacione të reja dhe akses të lehtë në ekranin fillestar. Shtypni dhe mbani shtypur
një widget dhe pastaj tërhiqeni në ekranin fillestar. Widget-i do të shtohet në ekranin fillestar.
•
Cilësimet e ekranit bazë
: Ndryshoni madhësinë e rrjetës për të shfaqur më shumë ose më
pak gjëra në ekranin fillestar e të tjera.