User manual
Bazat
34
3
Lidheni pajisjen e mëparshme me kompjuterin duke përdorur kabllin USB të pajisjes.
4
Në kompjuter, ndiqni udhëzimet në ekran për të arkivuar të dhënat nga pajisja. Pastaj,
shkëputeni pajisjen e mëparshme nga kompjuteri.
5
Lidheni pajisjen tuaj me kompjuterin duke përdorur kabllin USB.
6
Në kompjuter, ndiqni udhëzimet në ekran për t’i transferuar të dhënat në pajisjen tuaj.
Shikimi i të dhënave të importuara
Mund të shikoni të dhënat e importuara në të njëjtin aplikacion nga pajisja juaj e mëparshme.
Nëse pajisja juaj e re nuk ka të njëjtat aplikacione për të parë ose luajtur të dhënat e importuara,
të dhënat do të ruhen në një aplikacion të ngjashëm.
Njohja e ekranit
Kontrollimi i ekranit me prekje
•
Mos e lini ekranin me prekje të bjerë në kontakt me pajisjet elektrike. Shkarkesat
elektrike mund të bëjnë që ekrani me prekje të mos funksionojë mirë.
•
Për të shmangur dëmtimet e ekranit me prekje, mos e shtypni me sende të mprehta
ose mos ushtroni forcë të tepërt në të me gishta.
•
Rekomandohet që të mos përdorni pamje të fiksuara në një pjesë apo në të gjithë
ekranin me prekje për kohë të gjatë. Kjo mund të shkaktojë mbetje të imazhit më pas
(djegie e ekranit) ose hijezim.
•
Pajisja mund të mos i njohë komandat me prekje pranë skajeve të ekranit, të cilat janë
jashtë zonës të komandave me prekje.
•
Rekomandohet që të përdorni gishtat kur përdorni ekranin me prekje.










