User manual

Bazat
33
Transferimi i të dhënave duke përdorur memorien e jashtme
Transferoni të dhënat duke përdorur memorie të jashtme, si për shembull një kartë microSD.
1
Transferoni të dhënat nga pajisja juaj e mëparshme në memorien e jashtme.
2
Futni ose lidhni pajisjen e memories së jashtme në pajisjen tuaj.
3
Në pajisjen tuaj, hapni aplikacionin
Cilësimet
dhe shtypni
Llogaritë dhe rezervimi
Smart
Switch
Rivendos
.
4
Ndiqni udhëzimet në ekran për ti transferuar të dhënat nga memoria e mëparshme.
Transferimi i të dhënave të arkivuara nga një kompjuter
Transferoni të dhëna midis pajisjes suaj dhe një kompjuteri. Duhet të shkarkoni versionin për
kompjuter të aplikacionit Smart Switch nga www.samsung.com/smartswitch. Arkivoni të dhënat
nga pajisja juaj e mëparshme në një kompjuter dhe importojini të dhënat në pajisjen tuaj.
1
Në kompjuter, vizitoni www.samsung.com/smartswitch për të shkarkuar Smart Switch.
2
Në kompjuter, hapni Smart Switch.
Nëse pajisja e mëparshme nuk është pajisje Samsung, arkivojini të dhënat në një
kompjuter duke përdorur një program të mundësuar nga prodhuesi i pajisjes. Pastaj,
kaloni në hapin e pestë.