User manual

Bazat
32
Transferimi i të dhënave nga pajisja juaj e
mëparshme (Smart Switch)
Lidheni pajisjen tuaj të mëparshme me anë të Smart Switch për të transferuar të dhënat.
Hapni aplikacionin
Cilësimet
dhe shtypni
Llogaritë dhe rezervimi
Smart Switch
.
•
Kjo veçori mund të mos mbështetet në disa pajisje ose kompjuterë.
•
Zbatohen kufizime. Vizitoni www.samsung.com/smartswitch për hollësi. Samsung i
merr seriozisht të drejtat e autorit. Transferoni vetëm materiale që janë tuajat ose për
të cilat keni të drejtë ti transferoni.
Transferimi i të dhënave me valë përmes Wi-Fi Direct
Transferoni me anë të valëve të dhënat nga pajisja e mëparshme në pajisjen tuaj përmes Wi-Fi
Direct.
1
Në pajisjen e mëparshme, hapni Smart Switch.
Nëse nuk e keni aplikacionin, shkarkojeni nga
Galaxy Store
ose
Dyqani
.
2
Në pajisjen tuaj, hapni aplikacionin
Cilësimet
dhe shtypni
Llogaritë dhe rezervimi
Smart
Switch
.
3
Vendosini pajisjet pranë njëra tjetrës.
4
Në pajisjen e mëparshme, shtypni
Dërgo të dhëna
Pa tel
.
5
Në pajisjen e mëparshme, zgjidhni diçka për ta transferuar dhe shtypni
Dërgo
.
6
Në pajisjen tuaj, shtypni
Merr
.
7
Ndiqni udhëzimet në ekran për ti transferuar të dhënat nga pajisja e mëparshme.