User manual

Bazat
19
•
Ndërkohë që karkohet, pajisja dhe karikuesi mund të nxehen. Kjo është normale dhe nuk
ndikon në jetëgjatësinë ose performancën e pajisjes. Nëse bateria nxehet më shumë se
zakonisht, karikuesi mund të mos karikojë më.
•
Nëse e karikoni pajisjen ndërsa xheku shumëfunksional është i njomë, pajisja mund të
dëmtohet. Thajeni mirë xhekun shumëfunksional para se ta karikoni pajisjen.
•
Nëse pajisja nuk po karikohet siç duhet, çojeni pajisjen dhe karikuesin në një Qendër
Shërbimi Samsung.
Karikim i shpejtë
Pajisja ka një veçori të integruar për karikim të shpejtë. Mund ta karikoni baterinë më shpejt
ndërsa pajisja ose ekrani është i fikur.
Rritja e shpejtësisë të karikimit
Për të rritur shpejtësinë e karikimit, fikeni pajisjen ose ekranin kur e karikoni baterinë. Ndërsa
karikoni baterinë kur ekrani është i fikur, ikona
shfaqet në ekran.
Nëse veçoria e karikimit të shpejtë nuk është e aktivizuar, hapni aplikacionin
Cilësimet
, shtypni
Kujdesi për pajisjen
Bateria
Cilësimet
, dhe pastaj shtypni çelësin
Karikimi shpjt me
kabllo
për ta aktivizuar.
•
Mund të përdorni veçorinë e integruar të karikimit të shpejtë kur e karikoni baterinë
me një karikues standard baterish.
•
Nëse pajisja nxehet ose rritet temperatura në ambient, shpejtësia e karikimit mund të
ulet automatikisht. Kjo është gjendje normale punimi për të parandaluar dëmtimet e
pajisjes.
Karta SIM ose USIM (karta nano-SIM)
Instalimi i kartës SIM ose USIM
Futeni kartën SIM ose USIM të dhënë nga ofruesi i shërbimeve celulare.
Mund të futni dy karta SIM ose USIM që të keni dy numra telefoni apo ofrues shërbimi për një
pajisje të vetme. Në disa zona, shpejtësitë e transferimit të të dhënave mund të jenë më të
ngadalta nëse futen dy karta SIM në pajisje sesa kur futet vetëm një kartë SIM.
Bëni kujdes të mos e humbni ose kur i lejoni të tjerët të përdorin kartën SIM ose USIM.
Samsung nuk është përgjegjës për asnjë dëmtim ose pakënaqësi që mund të shkaktohet
nga kartat e humbura ose të vjedhura.