User manual
Shtojcë
184
Nuk krijohet lidhja kur lidhni pajisjen me një kompjuter
•
Sigurohuni që kablloja USB që po përdorni është i pajtueshëm me pajisjen tuaj.
•
Sigurohuni që të keni të instaluar drejtuesin e duhur dhe të keni përditësuar kompjuterin.
•
Nëse jeni përdorues i Windows XP, sigurohuni që keni të instaluar Windows XP Service Pack 3
ose më të lartë në kompjuterin tuaj.
Pajisja nuk mund të gjejë vendndodhjen tuaj
Sinjalet GPS mund të pengohen në disa vende, si për shembull brenda. Vendoseni pajisjen që të
përdorë Wi-Fi ose një rrjet celular për të gjetur vendndodhjen tuaj në këto situata.
Të dhënat e ruajtura në pajisje kanë humbur
Gjithmonë krijoni kopje rezervë të të gjitha të dhënave të rëndësishme të ruajtura në pajisje.
Përndryshe, nuk mund t’i rivendosni të dhënat nëse korruptohen ose humbasin. Samsung nuk
është përgjegjës për humbjen të dhënave të ruajtura në pajisje.
Një hapësirë e vogël duket rrotull pjesës të jashtme të kasës të pajisjes
•
Kjo hapësirë është një veçori e nevojshme prodhimi dhe mund të ndodhin disa goditje ose
dridhje të pjesëve brenda.
•
Me kalimin e kohës, fërkimet midis pjesëve mund të bëjnë që kjo hapësirë të zgjerohet pak.
Nuk ka hapësirë të mjaftueshme në memorien e pajisjes
Fshini të dhënat e panevojshme, të tilla si memorien cache, duke përdorur veçorinë e kujdesit
për pajisjen ose fshini manualisht aplikacionet ose skedarët e papërdorur për të liruar hapësirën e
memories.










