User manual

Shtojcë
183
Mesazhe gabimi shfaqen kur hapni dosje multimediale
Nëse merrni mesazhe gabimi ose skedarët multimedialë nuk luhen kur i hapni në pajisjen tuaj,
provoni të mëposhtmet:
•
Lironi memorie duke transferuar skedarët në një kompjuter ose duke i fshirë ata nga pajisja.
•
Sigurohuni që skedari i muzikës nuk është i mbrojtur nga Digital Rights Management (DRM).
Nëse skedari është i mbrojtur nga DRM, sigurohuni që keni licencën e duhur ose çelësin për
të luajtur skedarin.
•
Sigurohuni që formatet e skedarëve të mbështeten nga pajisja. Nëse një format skedari nuk
mbështetet, si për shembull DivX ose AC3, instaloni një aplikacion që e mbështet. Për të
konfirmuar formatet e skedarëve që mbështet pajisja juaj, vizitoni www.samsung.com.
•
Pajisja juaj mbështet fotografi dhe video të kapura me pajisjen. Fotografitë dhe videot e
kapura me pajisje të tjera mund të mos funksionojnë mirë.
•
Pajisja juaj mbështet skedarë multimedialë që janë të autorizuar nga operatori juaj i
shërbimit ose operatorët e shërbimeve të tjera. Disa përmbajtje që qarkullojnë në internet, si
tone të ziles, video ose figura sfondi, mund të mos funksionojnë mirë.
Bluetooth nuk punon mirë
Nëse nuk ndodhet një pajisje tjetër Bluetooth ose nëse ka probleme me lidhjen ose ka probleme
performance, provoni të mëposhtmet:
•
Sigurohuni që pajisja me të cilën doni të lidheni është gati për t’u skanuar ose për t’u lidhur.
•
Sigurohuni që pajisja juaj dhe pajisjet e tjera Bluetooth janë brenda rrezes maksimale të
Bluetooth (10 m).
•
Në pajisjen tuaj, hapni aplikacionin
Cilësimet
, shtypni
Lidhjet
, dhe pastaj shtypni çelësin
Bluetooth
për ta aktivizuar përsëri.
•
Në pajisjen tuaj, hapni aplikacionin
Cilësimet
, shtypni
Menaxhimi i përgjithshëm
Reseto
Reseto cilësimet e rrjetit
Ricilëso cilësimet
Reseto
për të rivendosur cilësimet e
rrjetit. Mund të humbisni informacione të regjistruara kur bëni rivendosjen.
Nëse këshillat e mësipërme nuk e zgjidhin problemin, kontaktoni me një Qendër Shërbimi
Samsung.