User manual

Shtojcë
182
Bateria nuk karikohet mirë (Për karikuesit e aprovuar nga Samsung)
•
Sigurohuni që karikuesi të jetë i lidhur mirë.
•
Vizitoni një Qendër Shërbimi Samsung dhe ndërrojeni baterinë.
Bateria bie më shpejt se kur u ble në fillim
•
Kur e ekspozoni pajisjen ose baterinë ndaj temperaturave shumë të ftohta ose të nxehta,
karikimi i përdorshëm mund të bjerë.
•
Konsumi i baterisë do të rritet kur përdorni disa veçori ose aplikacione të tilla si GPS, lojëra
ose Internet.
•
Bateria është e konsumueshme dhe karikimi i përdorshëm do të shkurtohet me kalimin e
kohës.
Mesazhe gabimi shfaqen kur hapet kamera
Pajisja juaj duhet të ketë memorie dhe bateri të mjaftueshme për të përdorur aplikacionin e
kamerës. Nëse merrni mesazhe gabimi kur hapni kamerën, provoni të mëposhtmet:
•
Karikoni baterinë.
•
Lironi memorie duke transferuar skedarët në një kompjuter ose duke i fshirë ata nga pajisja.
•
Rindizeni pajisjen. Nëse përsëri keni probleme me aplikacionin e kamerës edhe pasi keni
provuar këto këshilla, kontaktoni me një Qendër Shërbimi Samsung.
Cilësia e fotografisë është më e dobët se pamja
•
Cilësia e fotografive tuaja mund të ndryshojë, në varësi të ambientit dhe teknikave të
fotografisë që përdorni.
•
Nëse bëni fotografi në vende të errëta, natën ose brenda, mund të ndodhë zhurmë imazhi
ose imazhet mund të jenë pa fokus.