User manual

Shtojcë
180
Ekrani me prekje përgjigjet ngadalë ose jo mirë
•
Nëse vendosni një mbrojtës ekrani ose aksesorë opsionalë në ekranin me prekje, ekrani me
prekje mund të mos funksionojë mirë.
•
Nëse keni veshur doreza, nëse duart nuk i keni të pastra kur prekni ekranin me prekje, ose
nëse shtypni ekranin me objekte të mprehta ose thonj, ekrani me prekje mund të mos
funksionojë mirë.
•
Ekrani me prekje mund të keqfunksionojë në kushte lagështie ose kur ekspozohet ndaj ujit.
•
Rindizeni pajisjen për të pastruar çdo problem të përkohshëm softueri.
•
Sigurohuni që softueri i pajisjes tuaj të jetë përditësuar në versionin më të fundit.
•
Nëse ekrani me prekje gërvishtet ose dëmtohet, vizitoni një Qendër Shërbimi Samsung.
Pajisja juaj ngrin ose has një problem fatal
Provoni zgjidhjet e mëposhtme. Nëse problemi nuk zgjidhet përsëri, kontaktoni me një Qendër
Shërbimi Samsung.
Rindezja e pajisjes
Nëse pajisja juaj ngrin ose nuk përgjigjet, mund t’ju duhet të mbyllni aplikacionet ose ta fikni
pajisjen dhe ta ndizni përsëri.
Rindezja me detyrim
Nëse pajisja juaj ka ngrirë dhe nuk përgjigjet, shtypni dhe mbani shtypur butonin e energjisë dhe
butonin e uljes së volumit njëkohësisht për më shumë se 7 sekonda për ta rindezur.
Rivendosja e pajisjes
Nëse metodat e mësipërme nuk e zgjidhin problemin tuaj, bëni një rivendosje të të dhënave të
fabrikës.
Hapni aplikacionin
Cilësimet
dhe shtypni
Menaxhimi i përgjithshëm
Reseto
Ricilësim në
parametrat e fabrikës
Reseto
Fshij të gjitha
. Para se të kryeni rivendosjen e të dhënave të
fabrikës, mos harroni të krijoni kopje rezervë të të gjithë të dhënave të rëndësishme të ruajtura
në pajisje.