User manual

Bazat
18
3
Futeni përshtatësin USB të energjisë në një prizë elektrike.
4
Pasi ta keni karikuar plotësisht, shkëputeni karikuesin nga pajisja. Pastaj, shkëputeni
karikuesin nga priza elektrike.
Ulja e konsumit të baterisë
Pajisja juaj ofron mundësi të ndryshme që ju ndihmojnë të kurseni energjinë e baterisë.
•
Optimizoni pajisjen duke përdorur veçorinë e kujdesit për pajisjen.
•
Kur nuk e përdorni pajisjen, fikeni ekranin duke shtypur butonin e energjisë.
•
Aktivizoni metodën e kursimit të energjisë.
•
Mbyllni aplikacionet e panevojshme.
•
Çaktivizoni veçorinë Bluetooth kur nuk e përdorni.
•
Çaktivizoni sinkronizimin automatik të aplikacioneve që duhet të sinkronizohen.
•
Ulni kohën e dritës së sfondit.
•
Ulni ndriçimin e ekranit.
Këshilla dhe masa paraprake për karikimin e baterisë
•
Kur bateria është e ulët, ikona e baterisë duket bosh.
•
Nëse bateria është e shkarkuar plotësisht, pajisja nuk mund të ndizet menjëherë kur është
lidhur me karikuesin. Lini kohë që bateria e shkarkuar të karikohet për disa minuta para se të
ndizni pajisjen.
•
Nëse përdorni shumë aplikacione njëherësh, aplikacione rrjeti ose aplikacione që duan
lidhje me një pajisje tjetër, bateria do të bjerë shpejt. Për të shmangur humbjen e energjisë
gjatë transferimit të të dhënave, gjithmonë përdorni këto aplikacione pasi ta keni karikuar
baterinë plotësisht.
•
Përdorimi i një burimi energjie përveç karikuesit, si për shembull kompjuter, mund të
rezultojë në shpejtësi karikimi më të ulët për shkak të rrymës elektrike më të ulët.
•
Pajisja mund të përdoret ndërkohë që po karikohet, por mund të zgjasë më shumë derisa
bateria të karikohet plotësisht.
•
Nëse pajisja merr energji të paqëndrueshme ndërsa karikohet, ekrani me prekje mund të
mos funksionojë. Nëse ndodh kjo, shkëputeni karikuesin nga pajisja.