User manual
Cilësimet
177
Mundësi hyrje
Konfiguroni cilësime të ndryshme për të përmirësuar aksesibilitetin në pajisje.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Mundësi hyrje
.
•
Lexuesi i ekranit
: Aktivizoni "Asistentin zanor", që ofron reagim me zë. Për të parë
informacionet e ndihmës mbi mënyrën e përdorimit të kësaj veçorie, shtypni
Programi
udhëzues
.
•
Përmirësime të dukshmërisë
: Personalizoni cilësimet për të përmirësuar asistencën për
përdoruesit me vështirësi shikimi.
•
Përmirësime të dëgjimit
: Personalizoni cilësimet për të përmirësuar asistencën për
përdoruesit me vështirësi dëgjimi.
•
Ndërveprimi & shkathtësia
: Personalizoni cilësimet për të përmirësuar asistencën për
përdoruesit me nivel të ulët shkathtësie të duarve.
•
Cilësime të avancuara
: Konfiguroni cilësimet për akses të drejtpërdrejtë dhe funksionet e
njoftimit.
•
Shërbimet e instaluara
: Shikoni shërbimet e aksesueshmërisë të instaluara në pajisje.
Përditësim softueri
Përditësoni softuerin e pajisjes përmes shërbimit firmware over-the-air (FOTA). Gjithashtu mund
të programoni përditësime softueri.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Përditësim softueri
.
Nëse dalin përditësime emergjente softueri për sigurinë e pajisjes tuaj dhe për të
bllokuar llojet e reja të kërcënimeve për sigurinë, ato do të instalohen automatikisht pa
aprovimin tuaj.
•
Shkarko dhe instalo
: Kontrolloni dhe instaloni përditësimet manualisht.
•
Shkarko auto përmes Wi-Fi
: Caktojeni pajisjen që të shkarkojë automatikisht përditësime
kur lidhet me rrjet Wi-Fi.
•
Përditësimi së fundi
: Shikoni informacione rreth përditësimit të fundit të softuerit.
Informacione të përditësimeve për sigurinë
Përditësimet për sigurinë ofrohen për të forcuar sigurinë e pajisjes suaj dhe për të
mbrojtur informacionet tuaja personale. Për përditësime sigurie për modelin tuaj, vizitoni
security.samsungmobile.com.
Faqja e internetit mbështet vetëm disa gjuhë.










