User manual

Cilësimet
176
Menaxhimi i përgjithshëm
Personalizoni cilësimet e sistemit të pajisjes suaj ose rivendoseni pajisjen.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Menaxhimi i përgjithshëm
.
•
Gjuha dhe futja
: Zgjidhni gjuhët e pajisjes dhe ndryshoni cilësimet si tastierat dhe llojet e
komandave me zë. Disa opsione mund të mos jenë të disponueshme në varësi të gjuhës të
zgjedhur. Për më shumë informacion, shihni Shtimi i gjuhëve të pajisjes.
•
Data dhe ora
: Hapni dhe ndryshoni cilësimet për të kontrolluar mënyrën se si pajisja shfaq
orën dhe datën.
Nëse bateria është plotësisht e shkarkuar, ora dhe data rivendosen.
•
Na kontakto
: Bëni pyetje ose shikoni pyetjet e bëra shpesh. Për më shumë informacion,
shihni Samsung Members.
•
Reseto
: Rivendosni cilësimet e pajisjes suaj ose bëni një rivendosje të të dhënave të fabrikës.
Mund ti rivendosni të gjitha cilësimet tuaja, ose vetëm cilësimet e rrjetit, ose cilësimet e
aksesibilitetit. Gjithashtu mund të vendosni që pajisja të rindizet në një kohë të caktuar për
optimizimin e pajisjes.
Shtimi i gjuhëve të pajisjes
Mund të shtoni gjuhët për t’i përdorur në pajisjen tuaj.
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Menaxhimi i përgjithshëm
Gjuha dhe futja
Gjuha
Shto gjuhë
.
Për të parë të gjitha gjuhët që mund të shtohen, shtypni
Të gjitha gjuhët
.
2
Zgjidhni një gjuhë për ta shtuar.
3
Për ta vendosur gjuhën e zgjedhur si gjuhë standarde, shtypni
Si parazgjedhje
. Për të
mbajtur cilësimin aktual të gjuhës, shtypni
Mbaj këtë
.
Gjuha e zgjedhur do të shtohet në listën e gjuhëve tuaja. Nëse e ndryshuat gjuhën
standarde, gjuha e zgjedhur do të shtohet në krye të listës.
Për ta ndryshuar gjuhën standarde nga lista e gjuhëve, tërhiqeni
pas një gjuhe dhe lëvizeni në
krye të listës. Pastaj, shtypni
Zbato
. Nëse një aplikacion nuk mbështet gjuhën standarde, do të
përdoret gjuha tjetër e mbështetur në listë.