User manual

Cilësimet
175
Arkivimi
Kontrolloni statusin e memories së përdorur dhe asaj të disponueshme.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Kujdesi për pajisjen
Arkivimi
.
•
Kapaciteti aktual i disponueshëm i memories së brendshme është më pak se
kapaciteti i përcaktuar, pasi sistemi operativ dhe aplikacionet e paravendosura
zënë një pjesë të memories. Kapaciteti i disponueshëm mund të ndryshojë kur e
përditësoni pajisjen.
•
Mund të shikoni kapacitetin e disponueshëm të memories së brendshme në pjesën
Specifikimet për pajisjen tuaj në faqen e internetit të Samsung.
Menaxhimi i memories
Për të fshirë skedarët e mbetur, si për shembull cache, shtypni
PASTRO
. Për të fshirë skedarët ose
për të çinstaluar aplikacionet që nuk doni ti përdorni më, zgjidhni një kategori nën
Të dhënat e
përdoruesit
. Pastaj, shënoni artikujt për ti zgjedhur dhe shtypni
HIQ
ose
ÇINSTALO
.
Memoria
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Kujdesi për pajisjen
Memoria
.
Për të përshpejtuar pajisjen duke ndaluar aplikacionet e hapura në sfond, shënoni aplikacionet
nga lista e aplikacioneve, dhe shtypni
PASTRO
.
Siguria
Kontrolloni statusin e sigurisë të pajisjes suaj. Kjo veçori skanon pajisjen tuaj për programe
infektive.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Kujdesi për pajisjen
Siguria
Skano telefonin
.
App-et
Menaxhoni aplikacionet e pajisjes dhe ndryshoni cilësimet e tyre. Mund të shikoni informacionet
e përdorimit të aplikacioneve, të ndryshoni cilësimet e njoftimeve ose lejeve të tyre, ose të
çinstaloni ose çaktivizoni aplikacionet e panevojshme.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
App-et
.