User manual
Cilësimet
173
Kujdesi për pajisjen
Kujdesi për pajisjen jep një përmbledhje të statusit të baterisë, memories, memories virtuale, dhe
sigurisë të sistemit të pajisjes suaj. Gjithashtu mund të optimizoni pajisjen automatikisht me një
prekje të gishtit.
Bateria
Arkivimi
Siguria
Memoria
Përdorimi i veçorisë së optimizimit të shpejtë
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Kujdesi për pajisjen
→
Ndreqe tani
ose
Optimizo tani
.
Veçoria e optimizimit të shpejtë përmirëson performancën e pajisjes me anë të veprimeve të
mëposhtme.
•
Pastrimi i memories.
•
Fshirje e skedarëve të panevojshëm dhe mbyllje e aplikacioneve të hapura në sfond.
•
Menaxhim i përdorimit jonormal të baterisë.
•
Skanim për aplikacione që përplasen dhe programe infektive.










