User manual
Bazat
17
Bateria
Karikimi i baterisë
Karikojeni baterinë para se ta përdorni për herë të parë ose kur nuk është përdorur për periudha
të gjata.
Përdorni vetëm karikuesit, bateritë dhe kabllot e aprovuar nga Samsung. Karikuesit ose
kabllot e paaprovuar mund të bëjnë që bateria të shpërthejë ose të dëmtojë pajisjen.
•
Lidhja e karikuesit në mënyrë të gabuar mund t’i shkaktojë dëme serioze pajisjes. Çdo
dëm i shkaktuar nga keqpërdorimi nuk mbulohet nga garancia.
•
Përdorni vetëm kabëll USB Type-C të dhënë bashkë me pajisjen. Pajisja mund të
dëmtohet nëse përdorni kabëll Micro USB.
Për të kursyer energjinë, hiqeni karikuesin nga priza kur nuk e përdorni. Karikuesi nuk
ka çelës energjie, prandaj duhet ta hiqni atë nga priza elektrike kur nuk e përdorni për
të mos shpërdoruar energji. Ngarkuesi duhet të qëndrojë pranë prizës elektrike dhe të
arrihet me lehtësi gjatë ngarkimit.
1
Lidheni kabllon USB me përshtatësin USB të energjisë.
2
Lidheni kabllin USB në xhekun shumëfunksional të pajisjes.










