User manual

Cilësimet
169
Funksionalitete të avancuara
Opsionet
Aktivizoni veçoritë e avancuara dhe ndryshoni cilësimet që i kontrollojnë ato.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Funksionalitete të avancuara
.
Dridhjet e tepërta ose një goditje në pajisje mund të shkaktojë një komandë të padashur
për disa veçori duke përdorur sensorët.
•
Aksesorët
: Ndryshoni cilësimet e aksesorëve.
•
Pamja kërcyese smart
: Zgjidhni aplikacionet për ti parë njoftimet e tyre në dritare kërcyese.
Kur përdorni këtë veçori, mund të shikoni shpejt përmbajtjet me anë të dritareve kërcyese
duke shtypur ikonën mbi ekran.
Kjo veçori është e disponueshme vetëm në aplikacionet që mbështetin veçorinë
Multi window.
•
Direct share
: Vendoseni pajisjen që të shfaqë njerëzit që kontaktuat në panelin e opsioneve
të ndarjes për t'ju lejuar të ndani materiale direkt.
•
Hiq animacionet
: Vendoseni pajisjen të pakësojë disa efekte të caktuara nëse jeni të
ndjeshëm ndaj animacioneve ose lëvizjeve të ekranit.
•
Lëvizjet dhe gjestet
: Aktivizoni veçorinë e lëvizjeve dhe konfiguroni cilësimet.
•
Game Launcher
: Aktivizoni lançuesin e lojërave. Për më shumë informacion, shihni Game
Launcher.
•
Lajmëtari Dual
: Instaloni aplikacionin e dytë për të përdorur dy llogari të veçanta për të
njëjtin aplikacion mesazhesh. Për më shumë informacion, shihni Lajmëtari Dual.
•
Dërgo mesazhe SOS
: Vendoseni pajisjen që të dërgojë mesazhe ndihme duke shtypur
butonin energji tre herë. Gjithashtu mund të dërgoni regjistrime me zë së bashku me
mesazhin tek marrësit.