User manual
Cilësimet
167
Samsung Cloud
Arkivoni të dhënat nga pajisja e mëparshme në Samsung Cloud dhe rivendosini të dhënat
në pajisjen tuaj të re. Gjithashtu mund të sinkronizoni të dhënat në pajisjen tuaj me Samsung
Cloud dhe të shikoni të dhënat e ruajtura në Samsung Cloud. Duhet të regjistroheni dhe të hyni
në llogarinë tuaj Samsung për të përdorur Samsung Cloud. Për më shumë informacion, shihni
Llogaria Samsung.
Marrja e të dhënave të arkivuara nga pajisja juaj e mëparshme
1
Në pajisjen e mëparshme, hyni në llogarinë Samsung.
2
Hapni aplikacionin
Cilësimet
, zgjidhni opsionin e arkivimit dhe arkivoni të dhënat tuaja.
•
Nëse pajisja juaj mbështet Samsung Cloud, hapni aplikacionin
Cilësimet
, shtypni
Llogaritë dhe arkivimi
→
Samsung Cloud
→
Rezervoje këtë telefon
, shënoni gjërat
që doni të arkivoni, dhe pastaj shtypni
Rezervo
për të arkivuar të dhënat tuaja.
•
Metoda e arkivimit të të dhënave mund të ndryshojë në varësi të modelit.
•
Disa të dhëna nuk do të magazinohen. Për të kontrolluar se cilat të dhëna do të
arkivohen, hapni aplikacionin
Cilësimet
, shtypni
Llogaritë dhe arkivimi
→
Samsung
Cloud
→
Rezervoje këtë telefon
.
•
Për të parë të dhënat e arkivuara për çdo pajisje në Samsung Cloud, hapni
aplikacionin
Cilësimet
, shtypni
Llogaritë dhe arkivimi
→
Samsung Cloud
→
Restauro të dhënat
→
, dhe pastaj zgjidhni një pajisje që doni.










