User manual
Cilësimet
161
Dosja e sigurt
Folderi i sigurt mbron materialet dhe aplikacionet tuaja private si fotot dhe kontaktet që të mos
hapen nga të tjerë. Mund t’i mbani materialet dhe aplikacionet tuaja private të sigurta edhe kur
pajisja është e hapur.
Folderi i sigurt është një vend ruajtjeje i veçantë, i sigurt. Të dhënat në folderin e sigurt
nuk mund të transferohen në pajisje të tjera përmes metodave të paaprovuara të
ndarjes, si USB ose Wi-Fi Direct. Përpjekja për të personalizuar sistemin operativ ose
modifikimin e softuerëve do të bëjë që folderi i sigurt të bllokohet automatikisht dhe
të bëhet i pahapshëm. Para se të ruani të dhënat në folderin e sigurt, sigurohuni që të
arkivoni një kopje të të dhënave në një vend tjetër të sigurt.










