User manual
Cilësimet
159
Menaxhimi i informacioneve të hyrjes
Shikoni listën e faqeve të internetit dhe aplikacioneve që keni vendosur të përdorin Samsung
Pass dhe menaxhoni informacionet e hyrjes.
1
Në ekranin Cilësimet, shtypni
Biometrika dhe siguria
→
Samsung Pass
.
2
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.
3
Shtypni
Hyrja me sign-in
dhe zgjidhni një faqe interneti ose një aplikacion nga lista.
4
Shtypni
Redakto
dhe modifikoni identitetin tuaj, fjalëkalimin dhe emrin e faqes së internetit
apo aplikacionit.
Për ta fshirë faqen e internetit apo aplikacionin, shtypni
Hiq
.
Përdorimi i Samsung Pass me faqet e internetit dhe aplikacionet
Kur përdorni faqe interneti dhe aplikacione që mbështesin Samsung Pass, mund të hyni me
lehtësi me Samsung Pass.
Për të parë listën e faqeve të internetit dhe aplikacioneve që mbështetin Samsung Pass, në
ekranin e cilësimeve, shtypni
Biometrika dhe siguria
→
Samsung Pass
, zhbllokoni ekranin duke
përdorur metodën e kyçjes të vendosur përpara, dhe pastaj shtypni
→
Partnerët
. Nëse nuk ka
faqe interneti ose aplikacione që mbështetin Samsung Pass,
Partnerët
nuk do të shfaqet.
•
Faqet e internetit dhe aplikacionet e disponueshme mund të ndryshojnë në varësi të
rajonit ose ofruesit të shërbimit.
•
Samsung nuk është përgjegjës për asnjë humbje ose bezdi të shkaktuar nga hyrja në
faqe interneti ose aplikacione me anë të Samsung Pass.










