User manual

Cilësimet
158
Përdorimi i Samsung Pass për të hyrë në faqe interneti.
Mund ta përdorni Samsung Pass për të hyrë me lehtësi në faqe interneti që mbështesin
plotësimin automatik të identifikimit dhe fjalëkalimit.
1
Hapni një faqe interneti ku doni të hyni.
2
Formoni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, dhe pastaj shtypni butonin e hyrjes në faqen e
internetit.
3
Kur shfaqet një dritare kërcyese që ju kërkon nëse doni të ruani informacionet e identifikimit,
shënoni
Hyr me Samsung Pass duke përdorur shenjat e gishtave
dhe shtypni
Mbaj mend
.
Tani mund ti përdorni të dhënat biometrike që regjistruat në Samsung Pass kur hyni në
faqen e internetit.
Përdorimi i Samsung Pass për të hyrë në aplikacione
Mund ta përdorni Samsung Pass për të hyrë me lehtësi në aplikacione që mbështesin plotësimin
automatik të identifikimit dhe fjalëkalimit.
1
Hapni një aplikacion në të cilin doni të hyni.
2
Formoni emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, dhe pastaj shtypni butonin e hyrjes në
aplikacion.
3
Kur shfaqet një dritare kërcyese që ju kërkon nëse doni të ruani informacionet e identifikimit,
shtypni
Ruaj
.
Tani mund ti përdorni të dhënat biometrike që regjistruat në Samsung Pass kur hyni në
aplikacion.