User manual
Cilësimet
156
Fshirja e shenjave të gishtave të regjistruar
Mund t’i fshini shenjat e regjistruara të gishtave.
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Biometrika dhe siguria
→
Shenjat e gishtave
.
2
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.
3
Zgjidhni një shenjë për ta fshirë dhe shtypni
Largo
→
Largo
.
Zhbllokimi i ekranit me shenjat e gishtave
Mund ta zhbllokoni ekranin me shenjën e gishtit në vend se të përdorni një strukturë, PIN ose
fjalëkalim.
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Biometrika dhe siguria
→
Shenjat e gishtave
.
2
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.
3
Shtypni çelësin
Zhbllokim me sh. gishtash
për ta aktivizuar.
4
Në ekranin e kyçur, vendoseni gishtin mbi sensorin e njohjes së gishtit dhe skanoni shenjën e
gishtit tuaj.
Samsung Pass
"Samsung Pass" ju lejon të identifikoheni më lehtë e më sigurt në llogarinë tuaj në "Samsung",
faqe interneti ose aplikacione, me anë të të dhënave tuaja biometrike, si për shembull shenjat e
gishtave, në vend të informacionit tuaj të identifikimit. Gjithashtu, Samsung Pass ju jep mundësi
të vendosni më lehtë dhe më shpejt informacionet personale, si adresën tuaj, informacionet e
kartës së pagesës, me anë të të dhënave tuaja biometrike të regjistruara.
Regjistroni të dhënat tuaja biometrike në Samsung Pass dhe vendosni të hyni në faqet e
internetit ose aplikacionet e mbështetura duke përdorur të dhënat me anë të Samsung Pass.
•
Për ta përdorur këtë veçori, pajisja duhet të jetë e lidhur me Wi-Fi ose një rrjet celular.
•
Për ta përdorur këtë veçori, duhet të regjistroheni dhe të hyni në llogarinë tuaj
Samsung. Për më shumë informacion, shihni Llogaria Samsung.
•
Kjo veçori hyrjeje në faqe interneti është e disponueshme vetëm për faqet e
internetit që hapni me anë të aplikacionit Internet. Disa faqe interneti mund të mos e
mbështesin këtë veçori.
•
Të dhënat biometrike të regjistruara dhe informacionet e kartës së pagesës ruhen
vetëm në pajisjen tuaj dhe nuk sinkronizohen me pajisje të tjera ose serverë.










