User manual
Cilësimet
155
Regjistrimi i shenjës së gishtave
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Biometrika dhe siguria
→
Shenjat e gishtave
.
2
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.
Nëse nuk keni vendosur një metodë për kyçjen e ekranit, krijoni një.
3
Regjistroni shenjën tuaj të gishtit.
►
Galaxy A20e: Lëvizeni gishtin për poshtë mbi sensorin e njohjes së shenjës së gishtit.
►
Galaxy A40: Vendoseni gishtin tuaj mbi sensorin e njohjes të shenjës së gishtit. Pasi
pajisja të dallojë gishtin tuaj, ngrijeni dhe vendoseni mbi sensorin e njohjes së shenjës së
gishtit përsëri.
Përsëriteni këtë veprim derisa të regjistrohet shenja e gishtit.
4
Kur të keni mbaruar regjistrimin e shenjave të gishtave, shtypni
U krye
.










