User manual

Cilësimet
154
Për njohje më të mirë të shenjave të gishtave
Kur skanoni shenjat e gishtave tuaj në pajisje, jini në dijeni të kushteve të mëposhtme që mund
të ndikojnë në performancën e pajisjes:
•
Pajisja mund të mos i njohë shenjat e gishtave të rrudhosur ose me shenja.
•
Pajisja mund të mos i njohë shenjat e gishtave nga gishtat e vegjël ose të hollë.
•
Për të përmirësuar performancën e njohjes, regjistroni shenjat e gishtave të dorës që
përdorni më shpesh për të kryer punë në pajisje.
•
Sensori i shenjave të gishtave njeh shenjat e gishtave. Sigurohuni që sensori i njohjes së
shenjave të gishtave nuk gërvishtet ose nuk dëmtohet nga objektet metalike si monedhat,
çelësat dhe varëset.
•
Mbulimi i sensorit të njohjes së gishtit me qese mbrojtëse, ngjitëse ose aksesorë të tjerë
mund të ulë shpejtësinë e njohjes së shenjës së gishtit. Nëse sensori i njohjes së gishtit
mbulohet fillimisht me një qese mbrojtëse, hiqeni para se të përdorni sensorin e njohjes të
shenjës së gishtave.
•
Sigurohuni që sensori i njohjes të shenjës së gishtit dhe gishtat ti keni të pastër dhe të thatë.
•
Nëse e përkulni gishtin ose përdorni majën e gishtit, pajisja mund të mos i njohë shenjat tuaj
të gishtave. Sigurohuni që ta mbuloni me gisht të gjithë sensorin e shenjës së gishtit.
•
Në ambiente të thata, mund të krijohet elektricitet statik në pajisje. Mos e përdorni këtë
veçori në ambiente me lagështi ose para se ta përdorni këtë veçori, shkarkoni elektricitetin
statik duke prekur një objekt metalik.