User manual

Cilësimet
153
Njohja e shenjës të gishtit
Në mënyrë që njohja e shenjës së gishtit të funksionojë, informacionet e shenjave të gishtave
duhet të jenë të regjistruara dhe të ruajtura në pajisjen tuaj. Pas regjistrimit, mund ta vendosni
pajisjen që të përdorë shenjat tuaja të gishtave për veçoritë më poshtë:
•
Kyçja e ekranit
•
Folderi i sigurt
•
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të
shërbimit.
•
Njohja e shenjave të gishtave përdor karakteristikat unike të secilit gisht për të rritur
sigurinë e pajisjes suaj. Ngjashmëria që sensori i gishtave të ngatërrojë dy shenja
gishtash të ndryshëm është shumë i ulët. Sidoqoftë, në raste të rralla ku shenjat e
ndryshme të gishtave janë shumë të ngjashme, sensori mund t’i njohë si të njëjta.
•
Nëse përdorni shenjën e gishtit si metodë për kyçjen e ekranit, shenja e gishtit nuk
mund të përdoret për të zhbllokuar ekranin për herë të parë pasi keni ndezur pajisjen.
Për ta përdorur pajisjen, duhet të zhbllokoni ekranin duke përdorur vizatimin, PIN ose
fjalëkalimin që vendosët kur regjistruat shenjën e gishtit. Bëni kujdes të mos e harroni
strukturën, PIN-in ose fjalëkalimin.
•
Nëse shenja e gishtit nuk njihet, zhbllokojeni pajisjen duke përdorur strukturën, PIN-
in ose fjalëkalimin që vendosët kur regjistruat shenjën e gishtit, dhe pastaj regjistroni
përsëri shenjat e gishtave. Nëse harroni strukturën, PIN-in ose fjalëkalimin, nuk do
të jeni në gjendje ta përdorni pajisjen nëse nuk e rivendosni. Samsung nuk ësh
përgjegjës për çdo humbje të dhënash ose bezdi të shkaktuar nga kodet e zhbllokimit
të harruar.
•
Nëse ndryshoni metodën e kyçjes së ekranit në
Godit
ose
Asnjë
, të cilat nuk janë të
sigurta, të gjitha të dhënat tuaja biometrike do të fshihen. Nëse doni të përdorni të
dhënat tuaja biometrike në aplikacione ose veçori, duhet të regjistroni të dhënat tuaja
biometrike përsëri.