User manual
Cilësimet
152
Fshirja e të dhënave të regjistruara të fytyrës
Mund t’i fshini të dhënat e fytyrës që keni regjistruar.
1
Në ekranin Cilësimet, shtypni
Biometrika dhe siguria
→
Njohja me fytyrë
.
2
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.
3
Shtypni
Hiqi të dhënat e fytyrës
→
Largo
.
Pasi të fshihet fytyra e regjistruar, të gjitha veçoritë përkatëse do të çaktivizohen gjithashtu.
Zhbllokimi i ekranit me fytyrë
Mund ta zhbllokoni ekranin me fytyrë në vend se të përdorni një strukturë, PIN ose fjalëkalim.
1
Në ekranin Cilësimet, shtypni
Biometrika dhe siguria
→
Njohja me fytyrë
.
2
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.
3
Shtypni çelësin
Zhbllokim me fytyrë
për ta aktivizuar.
Nëse doni të ulni mundësinë e njohjes së fytyrave në foto dhe video, shtypni çelësin
Njohje më e shpejtë
për ta aktivizuar. Kjo mund të rritë shpejtësinë e njohjes së fytyrës.
4
Në ekranin e kyçur, shikoni në ekran.
Kur të njihet fytyra juaj, mund ta zhbllokoni ekranin pa përdorur metodë shtesë për kyçjen e
ekranit. Nëse fytyra juaj nuk njihet, përdorni metodën e kyçjes së ekranit me kod.










