User manual
Cilësimet
151
Regjistrimi i fytyrës suaj
Për regjistrim më të mirë të fytyrës, regjistroni fytyrën tuaj brenda dhe larg dritës së diellit.
1
Në ekranin Cilësimet, shtypni
Biometrika dhe siguria
→
Njohja me fytyrë
.
2
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.
Nëse nuk keni vendosur një metodë për kyçjen e ekranit, krijoni një.
3
Lexoni udhëzimet në ekran dhe shtypni
Vazhdo
.
4
Zgjidhni nëse keni vënë syze apo jo, dhe shtypni
Vazhdo
.
5
Mbajeni pajisjen me ekranin të drejtuar drejt jush dhe shikoni në ekran.
6
Poziciononi fytyrën tuaj brenda kuadros në ekran.
Kamera do të skanojë fytyrën tuaj.
Kur shfaqet ekrani i njohjes së fytyrës, ndizni një çelës për të aktivizuar një veçori dhe shtypni
OK
.
Nëse hapja e ekranit me fytyrë nuk punon mirë, shtypni
Hiqi të dhënat e fytyrës
për ta
hequr fytyrën e regjistruar dhe regjistroni fytyrën tuaj përsëri.










