User manual
Cilësimet
150
•
Cilësime të tjera të sigurisë
: Konfiguroni cilësime të tjera sigurie.
•
Vendi
: Ndryshoni cilësimet për lejet e informacioneve të vendndodhjes.
•
Lejet e app-eve
: Shfaqni listën e funksioneve dhe të aplikacioneve që kanë leje t'i përdorin.
Gjithashtu mund të bëni ndryshime në cilësimet e lejeve.
•
Dërgo të dhëna diagnostike
: Vendoseni pajisjen të dërgojë automatikisht informacionet e
diagnostikimit të pajisjes te Samsung.
•
Merr informacion marketingu
: Vendosni nëse doni të merrni informacione marketingu të
Samsung, të tilla si ofertat speciale, dobitë e anëtarësimit dhe lajme. (Galaxy A40)
Njohja e fytyrës
Mund ta vendosni fytyrën që të hapë ekranin duke njohur fytyrën tuaj.
•
Nëse përdorni fytyrën si metodë për zhbllokimin e ekranit, fytyra juaj nuk mund
të përdoret për të zhbllokuar ekranin për herë të parë pasi keni ndezur pajisjen.
Për ta përdorur pajisjen, duhet të zhbllokoni ekranin duke përdorur vizatimin, PIN
ose fjalëkalimin që vendosët kur regjistruat fytyrën. Bëni kujdes të mos e harroni
strukturën, PIN-in ose fjalëkalimin.
•
Nëse ndryshoni metodën e kyçjes së ekranit në
Godit
ose
Asnjë
, të cilat nuk janë të
sigurta, të gjitha të dhënat tuaja biometrike do të fshihen. Nëse doni të përdorni të
dhënat tuaja biometrike në aplikacione ose veçori, duhet të regjistroni të dhënat tuaja
biometrike përsëri.
Masat paraprake për përdorimin e njohjes së fytyrës
Para se të përdorni njohjen e fytyrës për të zhbllokuar pajisjen, mbani parasysh masat paraprake
të mëposhtme.
•
Pajisja juaj mund të zhbllokohet nga dikush ose diçka që ngjan me pamjen tuaj.
•
Njohja e fytyrës është më pak e sigurt se struktura, PIN-i ose fjalëkalimi.
Për njohje më të mirë të fytyrës
Merreni parasysh kur përdorni njohjen e fytyrës:
•
Merrni parasysh kushtet kur bëni regjistrimin, si për shembull mbajtjen e syzeve, kapeleve,
maskave, mjekrave ose tualetit të rëndë.
•
Sigurohuni që të ndodheni në një vend të ndriçuar mirë dhe që lentja e kamerës të jetë e
pastër kur bëni regjistrimin.
•
Sigurohuni që imazhi të mos jetë i turbullt për rezultate më të sakta.










