User manual

Cilësimet
148
•
FaceWidgets
: Ndryshoni cilësimet e artikujve të shfaqur në ekranin e kyçur.
•
Informacion i kontaktit
: Caktoni pajisjen që të shfaqë informacionin e kontakteve, si p.sh.
adresën tuaj të emailit, në ekrani ne kyçur.
•
Njoftimet
: Vendosni si të shfaqen njoftimet në ekranin e kyçur.
•
Shkurtoret e app-eve
: Zgjidhni aplikacionet për shfaqur shkurtore të tyre në ekranin e
kyçur.
•
Rreth Ekranit të bllokimit
: Shikoni versionin dhe informacionet ligjore të ekranit të kyçur.
Smart Lock
Mund të vendosni që pajisja të bllokohet vetë dhe të qëndrojë e pabllokuar kur dallohen vende
ose pajisje të besuara.
Për shembull, nëse e keni vendosur shtëpinë si vend të besuar, kur shkoni në shtëpi pajisja do të
dallojë vendin ku ndodhet dhe do të zhbllokohet vetë.
•
Kjo veçori do të jetë e disponueshme për t’u përdorur pasi vendosni një metodë për
kyçjen e ekranit.
•
Nëse nuk e përdorni pajisjen për katër orë ose kur e ndizni pajisjen, duhet ta
zhbllokoni ekranin duke përdorur vizatimin, PIN-in ose fjalëkalimin që keni vendosur.
1
Në ekranin Cilësimet, shtypni
Kyç ekranin
Smart Lock
.
2
Zhbllokojeni ekranin duke përdorur metodën e zhbllokimit të ekranit të caktuar më parë.
3
Zgjidhni një opsion dhe ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar konfigurimin.