User manual
Cilësimet
146
Rregullimi i toneve të ekranit sipas vlerës së ngjyrave
Rrisni ose ulni tone të caktuara ngjyrash, duke ua rregulluar vlerat individualisht.
1
Në ekranin e Cilësimeve, shtypni
Ekrani
→
Regjimi i ekranit
→
Ekrani përshtatës
.
2
Shtypni
Cilësime të avancuara
.
3
Rregullojini shiritat e ngjyrave sipas preferencës suaj.
Toni ekranit do të rritet.
Ekran-ruajtësi
Mund të vendosni të shfaqen figura si mbrojtëse ekrani kur ekrani fiket automatikisht. Mbrojtësi i
ekranit do të shfaqet kur pajisja është duke u karikuar.
1
Në ekranin Cilësimet, shtypni
Ekrani
→
Ekran-ruajtësi
dhe shtypni çelësin për ta aktivizuar.
2
Zgjidhni një opsion.
Nëse zgjidhni
Korniza e fotos
ose
Fotografitë
, do të nisë një fotoseri me figurat e zgjedhura.
Nëse zgjidhni
Tabelë fotosh
, figurat e zgjedhura do të shfaqen si karta të vogla dhe
mbivendosen.
3
Shtypni për të zgjedhur albumet për shfaqjen e figurave.
4
Kur të keni mbaruar, shtypni butonin Prapa.
Për të parë opsionin e zgjedhur, shtypni
Para-afisho
.
Kur shtypni ekranin ndërkohë që është i shfaqur mbrojtësi i ekranit, ekrani do të ndizet.










