User manual

Cilësimet
145
Ndryshimi i metodës së ekranit ose rregullimi i ngjyrave të
ekranit (Galaxy A40)
Zgjidhni një metodë ekrani të përshtatshme për të parë filma ose imazhe, ose rregulloni ngjyrat
e ekranit sipas preferencës suaj. Nëse zgjidhni metodën
Ekrani përshtatës
, mund të rregulloni
balancën e ngjyrave të ekranit sipas vlerës së ngjyrës.
Ndryshimi i metodës së ekranit
Në ekranin e Cilësimeve, shtypni
Ekrani
Regjimi i ekranit
dhe zgjidhni metodën që dëshironi.
•
Ekrani përshtatës
: Kjo optimizon gamën e ngjyrave, saturimin dhe mprehtësinë e ekranit
tuaj. Gjithashtu mund të rregulloni balancën e ngjyrave të ekranit sipas vlerës së ngjyrës.
•
Kinema AMOLED
: Kjo është e përshtatshme për të parë video.
•
Foto AMOLED
: Kjo është e përshtatshme për të parë figura.
•
Bazë
: Kjo është vendosur si standarde dhe është e përshtatshme për përdorim të
përgjithshëm.
•
Ngjyrat e ekranit mund ti rregulloni vetëm në metodën
Ekrani përshtatës
.
•
Metoda
Ekrani përshtatës
mund të mos jetë e pajtueshme me aplikacione të palëve
të treta.
•
Nuk mund ta ndryshoni metodën e ekranit ndërsa aplikoni filtrin e dritës blu.
Optimizimi i balancës së ngjyrave në ekran të plotë
Optimizoni ngjyrat e ekranit duke rregulluar tonet e ngjyrave sipas preferencës suaj.
Kur tërhiqni shiritin e rregullimit të ngjyrave drejt
E ftohtë
, toni i ngjyrës blu do të rritet. Kur
tërhiqni shiritin drejt
E ngrohtë
, toni i ngjyrës së kuqe do të rritet.
1
Në ekranin e Cilësimeve, shtypni
Ekrani
Regjimi i ekranit
Ekrani përshtatës
.
2
Rregulloni shiritin e rregullimit të ngjyrave nën
Balanca e dritës
.
Balanca e ngjyrave të ekranit do të optimizohet.