User manual

Cilësimet
141
•
Tingujt e njoftimeve
: Ndryshoni tingullin e njoftimit.
•
Volumi
: Rregulloni nivelin e volumit për tonet e ziles, muzikën dhe videot, tingujt e sistemit
dhe njoftimet.
•
Përdor tst. e Volumit për media
: Caktoni pajisjen për të rregulluar nivelin e volumit të
medias kur shtypni butonin e volumit.
•
Tingujt e sistemit
: Vendoseni pajisjen që të tingëllojë për veprimet, si për shembull ndezja
ose fikja e ekranit ose kontrollimi i ekranit me prekje.
•
Cilësime të avanc. të tingullit
: Optimizoni cilësimet kur luhet media. Për më shumë
informacion, shihni Dolby Atmos (zë rrethues) ose Audio më vete për app-in.
Dolby Atmos (zë rrethues)
Zgjidhni metodën e tingullit rrethues të optimizuar për lloje të ndryshme audioje, si filma,
muzikë dhe zë. Me Dolby Atmos, mund të përjetoni tinguj të lëvizshëm audioje që qarkullojnë
rreth jush.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Tingujt dhe dridhja
Cilësime të avanc. të tingullit
Cilësia
& efektet zanore
Dolby Atmos
, shtypni çelësin për ta aktivizuar, dhe pastaj zgjidhni një
modalitet.
Para se ta përdorni këtë veçori, duhet të lidhni kufje.
Audio më vete për app-in
Vendoseni pajisjen të luajë tinguj mediatikë nga një aplikacion specifik në altoparlantin ose
kufjen Bluetooth të lidhur veç nga tingujt e aplikacioneve të tjera.
Për shembull, mund të dëgjoni aplikacionin navigimi me anë të altoparlantit të pajisjes ndërsa
dëgjoni muzikë nga aplikacionin Muzikë me anë të altoparlantit Bluetooth të makinës.
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Tingujt dhe dridhja
Cilësime të avanc. të tingullit
Audio më vete për app-in
dhe shtypni çelësin për ta aktivizuar.
2
Zgjidhni një aplikacion për ti luajtur tingujt veçmas dhe shtypni butonin Prapa.
3
Zgjidhni një pajisje për të luajtur tingullin e medias të aplikacionit të zgjedhur.