User manual
Cilësimet
140
MirrorLink
Mund të shikoni ekranin e pajisjes në monitorin e kroskotit të automjetit.
Lidheni pajisjen me një automjet për të kontrolluar aplikacionet MirrorLink të pajisjes tuaj në
monitorin e automjetit.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
→
Cilësime të tjera të lidhjes
→
MirrorLink
.
Pajisja juaj është e pajtueshme me automjete që mbështetin MirrorLink versioni 1.1 ose
më i lartë.
Lidhja e pajisjes tuaj me një automjet përmes MirrorLink
Kur e përdorni këtë veçori për herë të parë, lidheni pajisjen me një rrjet Wi-Fi ose celular.
1
Çiftojeni pajisjen tuaj me një automjet përmes Bluetooth.
Për më shumë informacion, shikoni Çiftimi me pajisje të tjera Bluetooth.
2
Lidheni pajisjen tuaj me automjetin duke përdorur një kabëll USB.
Kur ato të jenë lidhur, hapni aplikacionet MirrorLink të pajisjes tuaj në monitorin e
automjetit.
Mbyllja e lidhjes MirrorLink
Shkëputeni kabllin USB na pajisja juaj dhe automjeti.
Tingujt dhe dridhja
Opsionet
Ndryshoni cilësimet për tinguj të ndryshëm në pajisje.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Tingujt dhe dridhja
.
•
Regj. tingull
: Vendoseni pajisjen që të përdorë metodën me tingull, metodën me dridhje ose
metodën e heshtur.
•
Dridhje kur bie zilja
: Vendoseni pajisjen që të dridhet dhe të luajë një ton zileje për thirrjet
hyrëse.
•
Toni i ziles
: Ndryshoni ringtonin e telefonatës.
•
Motivi i dridhjes
: Zgjidhni një model dridhjesh.










