User manual
Cilësimet
139
Printimi
Konfiguroni cilësimet për shtesat e printerit të instaluar në pajisje. Mund ta lidhni pajisjen me një
printer me anë të Wi-Fi ose Wi-Fi Direct, dhe të printoni figura ose dokumente.
Disa printerë mund të mos jenë të pajtueshëm me pajisjen.
Shtimi i plugin-ëve të printerit
Shtoni plugin-ë printeri për printerët me të cilët doni ta lidhni pajisjen.
1
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
→
Cilësime të tjera të lidhjes
→
Printimi
→
Shkarko plugin-in
.
2
Kërkoni një plug-in printeri në
Duqani
.
3
Zgjidhni një plugin printeri dhe instalojeni.
4
Zgjidhni plugin-in e instaluar të printerit.
Pajisja do të kërkojë automatikisht printerat që janë të lidhur me të njëjtin rrjet Wi-Fi si pajisja
juaj.
5
Zgjidhni një printer për ta shtuar.
Për t’i shtuar printerët manualisht, shtypni
→
Shto printer
.
Printimi i materialeve
Ndërsa shikoni materiale, si për shembull imazhe ose dokumente, hapni listën e opsioneve,
shtypni
Printo
→
→
Gjithë printerët
, dhe pastaj zgjidhni një printer.
Metodat e printimit mund të ndryshojnë sipas llojit të materialit.










