User manual

Cilësimet
138
Përcjellja e telefonatave dhe mesazheve (Galaxy A40)
Përdorni veçoritë e telefonatave dhe mesazheve të pajisjes në pajisje të tjera të identifikuara në
llogarinë tuaj "Samsung".
•
Për të përdorur këtë veçori, duhet të hyni në llogarinë tuaj Samsung.
•
Mund të bëni telefonatë emergjence vetëm në pajisjen tuaj.
•
Cilësia e telefonatës mund të bjerë kur kryhet në pajisje të tjera.
1
Në ekranin
Cilësimet
, shtypni
Lidhjet
dhe pastaj shtypni çelësin
Përcjellja e telefonatave
dhe mesazheve
për ta aktivizuar.
Kur e aktivizoni këtë veçori për herë të parë, pranoni kushtet.
2
Në pajisjen tjetër aktivizoni veçorinë "Përcjellja e telefonatave dhe mesazheve".
Kur pajisja juaj dhe pajisja tjetër të jenë lidhur, kjo e fundit do të shfaqet në listën e pajisjeve
të lidhura.
Cilësime të tjera të lidhjes
Personalizoni cilësimet për të kontrolluar veçori të tjera lidhjeje.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
Cilësime të tjera të lidhjes
.
•
Skanim pajisje të afërta
: Vendoseni pajisjen që të skanojë pajisjet pranë për t'u lidhur me to.
•
Printimi
: Konfiguroni cilësimet për shtesat e printerit të instaluar në pajisje. Mund të kërkoni
printerë në dispozicion ose të shtoni një manualisht për të printuar dokumente. Për më
shumë informacion, shikoni Printimi.
•
MirrorLink
: Përdoreni veçorinë MirrorLink për të kontrolluar aplikacionet MirrorLink të
pajisjes tuaj me monitorin e automjetit. Për më shumë informacion, shikoni MirrorLink.
•
VPN
: Konfiguroni rrjete virtuale (VPN) në pajisjen tuaj për t'u lidhur me rrjetin privat të një
shkolle apo kompanie.
•
DNS privat
: Përdorni sistemin e emrit të domenit të besueshëm (DNS) për një rrjet privat
të brendshëm shkolle ose kompanie në vend se të përdorni rrjetin e hostimit të jashtëm të
shkollës. DNS-ja do të kërkohet dhe lidhet automatikisht, ose ju mund të kërkoni DNS-në
dhe të lidheni manualisht me të.
•
Ethernet
: Kur lidhni një adaptor Ethernet, mund të përdorni një rrjet me kabëll dhe të
konfiguroni cilësimet e rrjetit.