User manual
Cilësimet
136
Menaxheri i kartave SIM
Aktivizoni kartat tuaja SIM ose USIM dhe personalizoni cilësimet e kartës SIM. Për më shumë
informacion, shihni Përdorimi i kartave dyshe “SIM” ose “USIM”.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
→
Menaxheri i kartave SIM
.
•
Telefonatat
: Zgjidhni një kartë SIM ose USIM për të bërë telefonata me zë.
•
Mesazhe shkrimore
: Për të shkëmbyer mesazhe, zgjidhni një kartë SIM ose USIM.
•
Të dhënat celulare
: Zgjidhni një kartë SIM ose USIM për shërbimet e internetit celular.
•
Konfirmo kartën SIM për thirrje
: Vendoseni pajisjen të shfaqë dritaren kërcyese të zgjedhjes
së kartës SIM ose USIM kur ktheni një telefonatë ose kur telefononi nga një mesazh.
Dritarja kërcyese do të shfaqet vetëm nëse karta SIM ose USIM përdoret për telefonatën e
mëparshme ose mesazhi është i ndryshëm nga karta SIM ose USIM e preferuar.
•
SIM dual gjithnjë aktiv
: Vendoseni pajisjen që të lejojë telefonatat hyrëse nga karta SIM ose
USIM tjetër gjatë një telefonate.
Kur kjo veçori është e aktivizuar, mund të hasni tarifa të tjera për përcjelljen e
telefonatës në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Shpërndarësja dhe Tetherimi
Përdoreni pajisjen si hotspot celular për të ndarë lidhjen e internetit celular të pajisjes suaj me
pajisje të tjera kur nuk ka në dispozicion lidhje rrjeti. Lidhjet mund të bëhen me Wi-Fi, USB, ose
Bluetooth.
Në ekranin e cilësimeve, shtypni
Lidhjet
→
Shpërndarësja dhe Tetherimi
.
Mund të tarifoheni më shumë kur përdorni këtë veçori.
•
Shpërndarësja celulare
: Përdorni hotspot-in celular për të ndarë lidhjen celulare të pajisjes
tuaj me kompjuterë ose pajisje të tjera.
•
Lidhje Bluetooth
: Përdorni ndarjen e internetit me Bluetooth për të ndarë lidhjen e të
dhënave celulare të pajisjes me kompjuterë ose pajisje të tjera përmes Bluetooth.
•
Lidhja USB
: Përdorni ndarjen e internetit me USB për të ndarë lidhjen e të dhënave celulare
të pajisjes me një kompjuter përmes USB. Kur lidhet me një kompjuter, pajisja përdoret si
modem pa tel për kompjuterin.










